Për tre ditë rresht, nga data 14 deri në 17 mars trupat e KFOR-it do të testojnë gadishmërinë e tyre për një situatë kritike në terren. Stërvitja ushtarake do të kryhet nga Komanda Rajonale e Kontingjentit Shumëkombësh Perëndimor me në focus përgatitjen e njësisë. Trupat dhe automjetet e misionit të NATO-s në Kosovë do të pozicionohen në komunat e Istogut, Gjakovës dhe Prizrenit.