Provimi I radhës I 7 kandidatëve që konkurrojnë për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit është monitoruar jo vetëm nga amerikanët, por edhe nga përfaqësues të Bashkimit Europian. Burimet thanë se gjatë kohës që pretendentët shkruajtën esenë por edhe u janë përgjigjur pyetjeve llogjike, të pranishëm kanë qenë si vëzhgues të procesit edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë.