Gara në Lezhë është bërë mjaft e nxehtë në zarfet e fundit që po numërohen me votat e Greqisë. Kur kanë mbetur edhe 566 vota pa u numëruar, PD-ja kryeson me 406 vota më shumë se PS-ja. Siç raporton gazetarja e Top Channel, Elda Menga, demokratët kanë kërkuar rinumërimin e dy kutive të votimit, gjë që është kundërshtuar nga socialistët.