Top Channel/G7-ta “godet” naftën ruse, merret vendimi: Sanksione të reja, vihet kufi mbi cmimin!
27/06/2022 18:52

Nga samiti i Gjermanisë, lideret e G7-ës, do të bien dakord për vendosjen e një kufiri të çmimit të naftës ruse për të limituar të ardhurat e Moskës nga shitja e hidrokarbureve, si elementi kryesor i sanksioneve të reja ndaj Rusisë për pushtimin e saj të paprovokuar të Ukrainës. Njoftimin e bëri Shtëpia e Bardhë, që sqaroi se masat e reja do të përfshijnë ndër të tjera edhe fushën e prodhimeve ushtarake dhe furnizimin e Moskës. Qëllimi është që Rusisë t`i bllokohet qasja tek teknologjia e re ushtarake. Është vendosur po ashtu që të shtohen doganat ndaj prodhimeve ruse dhe që këto të ardhura të ndahen për të ndihmuar Ukrainën. Disa media dhanë detaje sesi do të funksionojë kufiri i çmimeve që po përcaktohet gjatë samitit dy ditor. "Objektivat e dyfishtë të liderëve të G7-s janë synimi i drejtpërdrejtë i të ardhurave të presidentit rus Vladimir Putin, veçanërisht ato të gjeneruara përmes energjisë, por gjithashtu të minimizojnë pasojat dhe ndikimin në ekonomitë e G7 dhe pjesën tjetër të botës," tha një zyrtar amerikan për agjencinë e lajmeve Reuters. Grupi i vendeve të pasura perëndimore po përpiqet të shtojë trysninë mbi Moskën, duke minimizuar në të njëjtën kohë dëmet që mund t`i vijnë nga kjo lëvizje vetë ekonomive të tyre. Çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm që prej fillimit të agresionit rus në Ukrainë, teksa sanksionet e vendosura mbi të kufizojnë eksportet ruse të lëndëve të para. Debate ka pasur ndërkohë rreth ndalimit të importit të arit nga Rusia. SHBA e kanë mbështetur këtë propozim, por disa vende të tjera, jo. Në grupin G7 bëjnë pjesë SHBA, Gjermania, Franca, Kanadaja, Britania e Madhe, Japonia dhe Italia. Ndërsa në samit marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Bashkimit Europian.

Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11