Top Channel/ G7 mbështet Gjermaninë, krijohet “Klubi i Klimës”!
13/12/2022 21:52

Grupi i shtatë vendeve më të fuqishme të botës i dha dritën jeshile krijimit të atij që do të njihet tashmë si “Klubi i Klimës”, një ide kjo e hedhur nga kancelari gjerman Olaf Scholz me disa objektiva tejet ambicioze. Scholz e kishte iniciuar këtë bashkëpunim në fillim të vitit, në krye të presidencës gjermane të G7. Me miratimin që ekonomitë më të rëndësishme të botës i bënë statutit të tij, Klubi tashmë mund të nisë nga puna. Bëhet fjalë për një lloj marrëveshjeje tregtare shumëkombëshe që synon një transformim industrial miqësor ndaj klimës. Objektivi i marrëveshjes është të parandalojë që industritë thjesht të largohen nga një vend, kur standardet klimatike aty ngrihen. Në të njëjtën kohë, ajo kërkon të parandalojë kompanitë në vendet që i vendosin vetes objektiva ambicioze për mbrojtjen e klimës nga konkurrenca e pandershme nga shtetet me standarde të dobëta mjedisore ose nga zhvendosja e vendeve të prodhimit në ato vende. Shtetet që do të bëhen pjesë e këtij klubi, duhet të marrin masa për mbrojtjen e klimës, e të avancojnë vecanërisht në reduktimin e emetimeve në sektorin industrial. Kjo do të shërbejë si një "mburojë globale” për vendet më të cenueshme. Gjermania vë në dispozicion 170 milionë euro, tha Scholz në Egjipt. Ekspertë të ndryshëm e vlerësojnë Klubin si një veprim në drejtimin e duhur, por thonë se ky duhet konsideruar vetëm si një hap i parë, dhe se mbetet ende shumë për të bërë.

Top News- Rusia kërcënimi më i frikshëm për NATO-n, del raporti: Përpjekje dashakeqe për luftë
26/03 23:00
Top News- Zelensky “tregti” në Lindjen e Mesme: U mësoj si të ndalni Iranin por me jepni armë
26/03 22:53
Top Channel/ Vendimi i madh i Trump: Shtyn me 10 ditë sulmet ndaj Iranit
26/03 22:36
Top News- Trump paralajmëron Iranin: Nuk ka kthim prapa, bëhuni seriozë ose…
26/03 22:29
Top News- Orban akuzohet për kërcënim të votuesve: Para dhe drogë për të fituar zgjedhjet
26/03 22:28
Top Channel/ NATO jep alarmin: Rusia, kërcënimi më i madh i sigurisë
26/03 22:14
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale në 900 euro, ja kur hyn në fuqi
26/03 22:10
Top Channel/ Trump: Do jem makthi i Iranit! Shtojmë sulmet, nëse nuk ulen në negociata
26/03 20:01
Top Channel/ ‘Dua të vdes e bukur’, 25-vjeçarja zgjedh eutanazinë pas paralizës, rrëfimi i fundit
26/03 15:47
Top Channel/ Trump paralajmëron Iranin: Merreni seriozisht planin e paqes që u dërgova, s’keni kohë
26/03 15:26
Top News – I dhuron një çifte Kim Jong Unit…Lukashenko në Penian, firmosin traktatin e ‘miqësisë’
26/03 15:06
Top News- Trump shpërthen sërish kundër NATO-s: Nuk kemi nevojë për të, por nuk do ta harrojmë kurrë
26/03 14:56
Top Channel/ “Hallka e fshehtë”? Kush është njeriu me të cilin SHBA synon komunikimin në Iran!
26/03 14:43
Top Channel/ Korrupsioni, Marta Kos mbron deklaratën e saj: Duhet ndryshuar mentaliteti!
26/03 14:42
Top News – Mbante anakonda, pitonë dhe boa në bodrum / Policia zbulon reptilët, mbaheshin ilegalisht
26/03 14:16
Top News – Përgjegjës për mbylljen e Hormuzit / Izraeli vret shefin e marinës iraniane, sulm ajror
26/03 13:36
Top News – Armët, nga Ukraina në Lindjen e Mesme / Pentagoni devijon dërgesat, lufta në Iran vazhdon
26/03 13:34
Top News – Dy të vrarë në Abu Dhabi / U goditën nga mbetjet e një raketë të rrëzuar iraniane
26/03 13:27
Top News – Putin çon armë vdekjeprurëse në Iran / Dërgesa të fshehta dronësh dhe inteligjencë
26/03 13:24
Top News – Kina sfidon SHBA, më afër Hënës / Gara për hapësirën, ‘sytë tani nga Marsi’
26/03 13:23