Udhëheqësit e vendeve të G7 rikonfirmuan mbështetjen e tyre të palëkundur dhe solidaritetin me Ukrainën të hënën, duke u zotuar të plotësojnë nevojat e saj urgjente për paisje ushtarake për t’u mbrojtur nga agresioni i Rusisë. Në deklaratëne etyre, G-7 dënoi “sulmet e vazhdueshme brutale të Rusisë ndaj infrastrukturës jetike, në veçanti rrjeteve të energjisë dhe ujit në qytetet në mbarë Ukrainën”.