Po zhvillohet interpelanca me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu e kërkuar nga deputetja Erisa Xhixho. Kjo e fundit shprehet se është skandaloze si abuzohet me besimin e prindërve që përditë u flitet në tv për paketën në shkolla. Ajo thotë se në 2021 futën pedofilët në shkolla, me skandalin në Berat dhe drejtorin e Lushnjës.