Policia dhe shtypi ishin mbledhur sot para shtëpisë së sulmuesit të klubit spanjoll të Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang i cili u bë viktimë e një grabitjeje të armatosur mëngjesin e të hënës. Klubi i rajonit të Katalonjës jepte njoftimin në një deklaratë, ku thuhej se Aubameyang ishte i trembur, por i palënduar nga grabitja e dhunshme.