Dy futbollistë kanë paraqitur probleme shëndetësore si pasojë e të ftohtit gjatë ndeshjes Skënderbeu - Kukësi dhe kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore. Futbollisti i Skënderbeut Randi Dumfur, është transportuar drejt spitalit të Korçës, për shkak të një komplikacioni shëndetësor qe ka pësuar nga i ftohti. Rreshjet e dendura të shiut, kanë bërë që futbollisti të lerë fushën 2 minuta para përfundimit të ndeshjes për shkak se nuk ka mundur dot të luajë.