Një pjesë e futbollisteve profesioniste dhe amatore të skuadrave të ndryshme afgane qëndrojnë në Lezhë në kuadrin e ndihmës së qeverisë shqiptare për mikrpritjen e tyre prej mëse 6 muajsh tashmë. Pas një periudhe të tillë këto vajza ndjejnë edhe nevojën e rikthimit në normalitet të jetës së tyre, ku mes të tjerave kanë edhe futbollin si pjesë të rëndësishme të sajë.