Programi i ‘Futbollit për Shkolla’, një projekt bashkëpunimi mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, i mbështetur nga FIFA, nisi zyrtarisht rrugëtimin nga e mërkura e 21 qershorit. Ky program që do të zbatohet në 116 shkolla në të gjithë Shqipërinë do të jetë i ndarë në dy faza. Në shtëpinë e futbollit përfaqësues së qeverisë botërore të Futbollit FIFA nisën trajnimin e 116 mësuesëve të edukimit fizik,një program ky që do të zgjasë 3 ditë. Për të përshëndetur fillimin e këtij projekti ishte i pranishëm edhe ish-kapiteni kuqezi Atlin Lala I cili tregoi eksperiencën e tij se si edhe ai vetë, një nga futbollistët më të suksesshëm të futbollit shqiptarë e nisi këtë karrierë me fitimin e turneut të parë të shkollave që organizoheshin dikur.