Gjatë ditës së sotme, në territorin e Bashkisë Fushë-Arrëz, situata e zjarrit në fshatin Xath është paraqitur më e qetë, krahasuar me intensitetin e ditëve të mëparshme. Aktualisht banesat janë jashtë rreziku, ndërsa në terren vijon puna për shuarjen e plotë të flakëve. Forcat e angazhuara janë: 50 forca të ushtrisë me 2 mjete zjarrfikëse, 15 efektivë të MZSH-së me 2 mjete zjarrfikëse dhe 2 bota uji, 18 inspektorë të shërbimit pyjor, 30 persona nga administrata, shërbimet dhe njësitë administrative Blerim dhe Qafë-Mali.