Kandidati republikan për president, Donald Trump, zhvillon tubimin e parë në ambiente të jashtme që nga përpjekja e dytë për atentat të dielën e kaluar. Pa ofruar prova, Trump fajësoi për incidentin retorikën e Presidentit Joe Biden dhe Nënpresidentes Kamala Harris. Në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të Shtëpinë e Bardhë, kandidatja demokrate për presidente, Nënpresidentja Harris tha se ishte thellësisht e shqetësuar nga përpjekja për atentat, duke shtuar se e dënon dhunën politike.