Një aksident tragjik ndodhi këtë mëngjes në Lezhë. Pranë mbikalimit Ishull- Lezhë, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin me iniciale M. M., u përplasur me një motomjet. Përplasja rezultoi fatale për drejtuesin e motorit, 56-vjeçarin Pavlin Ndoj. Për shkak të plagëve të rënda, ai ndërroi jetë në spital. Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motomjetit Pavlin Ndoj, ka ndërruar jetë në spital.