Top Channel/ Fundosja e superjahtit në Siçili, nxirren 4 trupa pas disa ditësh kërkime në ujë
21/08/2024 21:58

Operacionet e kërkimit nxorën 4 trupa mbrëmjen e së mërkurës nga jahti luksoz i fundosur pranë brigjeve të Sicilisë. Trupat e gjetur nga zhytësit janë ato të Xhonatan Blumer, presidentit të Morgan Stenli International, gruas së tij Ana Elizabet, avokatit Kris Morvilo dhe gruas së tij Nada. Mes personave në bord ishte edhe miliarderi britanik Mike Linç dhe e bija 18-vjeçare Hannah, që ende nuk janë gjetur. Superjahti është në fund të detit, pranë brigjeve të fshatit Portiçelo, në një thellësi prej 50 metrash, çka kërkon masa të veçanta për zhytësit. Ekipet speciale thanë se po realizonin zhytje në intervale prej 12 minutash, çka ka ngadalësuar përpjekjet për të kërkuar brenda të jahtit të fundosur. Jahti 56 metra i gjatë dhe që lundronte nën flamurin britanik, ishte ankoruar rreth një kilometër larg bregut dhe u fundos për 2 minuta. Në mesin e disa pyetjeve shqetësuese se përse nga mbytja e jahtit shpëtuan anëtarët e ekuipazhit, por jo pasagjerët, mbërrin lajmi se zyrtarët janë duke hetuar pretendimet se kapakët e lënë hapur shkaktuan mbytjen e varkës brenda një kohe shumë të shkurtër. Vëllai i kapitenit Xhejms Katfilld këmbëngul se 51 vjeçari ishte një marinar shumë i zoti dhe shumë i respektuar në Mesdhe. Zyrtarët besojnë se jahti u godit nga një tornado mbi det gjatë stuhisë që filloi para orës katër të mëngjesit.

Top News- Rusia kërcënimi më i frikshëm për NATO-n, del raporti: Përpjekje dashakeqe për luftë
26/03 23:00
Top News- Zelensky “tregti” në Lindjen e Mesme: U mësoj si të ndalni Iranin por me jepni armë
26/03 22:53
Top Channel/ Vendimi i madh i Trump: Shtyn me 10 ditë sulmet ndaj Iranit
26/03 22:36
Top News- Trump paralajmëron Iranin: Nuk ka kthim prapa, bëhuni seriozë ose…
26/03 22:29
Top News- Orban akuzohet për kërcënim të votuesve: Para dhe drogë për të fituar zgjedhjet
26/03 22:28
Top Channel/ NATO jep alarmin: Rusia, kërcënimi më i madh i sigurisë
26/03 22:14
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale në 900 euro, ja kur hyn në fuqi
26/03 22:10
Top Channel/ Trump: Do jem makthi i Iranit! Shtojmë sulmet, nëse nuk ulen në negociata
26/03 20:01
Top Channel/ ‘Dua të vdes e bukur’, 25-vjeçarja zgjedh eutanazinë pas paralizës, rrëfimi i fundit
26/03 15:47
Top Channel/ Trump paralajmëron Iranin: Merreni seriozisht planin e paqes që u dërgova, s’keni kohë
26/03 15:26
Top News – I dhuron një çifte Kim Jong Unit…Lukashenko në Penian, firmosin traktatin e ‘miqësisë’
26/03 15:06
Top News- Trump shpërthen sërish kundër NATO-s: Nuk kemi nevojë për të, por nuk do ta harrojmë kurrë
26/03 14:56
Top Channel/ “Hallka e fshehtë”? Kush është njeriu me të cilin SHBA synon komunikimin në Iran!
26/03 14:43
Top Channel/ Korrupsioni, Marta Kos mbron deklaratën e saj: Duhet ndryshuar mentaliteti!
26/03 14:42
Top News – Mbante anakonda, pitonë dhe boa në bodrum / Policia zbulon reptilët, mbaheshin ilegalisht
26/03 14:16
Top News – Përgjegjës për mbylljen e Hormuzit / Izraeli vret shefin e marinës iraniane, sulm ajror
26/03 13:36
Top News – Armët, nga Ukraina në Lindjen e Mesme / Pentagoni devijon dërgesat, lufta në Iran vazhdon
26/03 13:34
Top News – Dy të vrarë në Abu Dhabi / U goditën nga mbetjet e një raketë të rrëzuar iraniane
26/03 13:27
Top News – Putin çon armë vdekjeprurëse në Iran / Dërgesa të fshehta dronësh dhe inteligjencë
26/03 13:24
Top News – Kina sfidon SHBA, më afër Hënës / Gara për hapësirën, ‘sytë tani nga Marsi’
26/03 13:23