Një peshkarexhë 18 metra e gjatë është fundosur mesditën e sotme në afërsi të Sazanit. Peshkarexha me emrin “Bashkimi” ka qenë duke peshkuar 3 milje në veri te Sazanit me dy peshkatarë në bord, pronari i anijes Flori Mezani së bashku me një punonjës. Fillimisht personat që ishin në bord kanë kërkuar ndihmë, pasi motori i anijes kishte marrë ujë. Pas marrjes së njoftimit në ndihmë të tyre ka ardhur policia kufitare si dhe roja bregdetare.