Kukësi me natyrën e bukur e të egër, ku velloja e borës nuk mungon, ofron për të gjithë të apasionuarit e turizmit dimërorë mundësi tërheqëse për të kaluar një fundjavë ndryshe. Në pllajën e Shishtavecit nuk mungojnë turistët e ardhur nga Tirana apo Kukësi së bashku me familjaret e tyre.