Qytetarët që kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në bregdet janë të shumtë dhe këtë e vërteton dhe trafiku i krijuar në disa akse kryesore rrugore. Aksi rrugor Ura e Dajlanit-Plepa dhe rrethrrotullimi i Plepave ku kryqëzohen rrugët që vijnë nga Durrësi e Tirana në drejtim të plazheve të shumta buzë Adriatiku,t kanë pasur ngarkesë paraditen e sotme.