Top Channel/ Fuga: Ku gaboi PD me Veliajn! Zgjedhjet në Tiranë, të nxituara
06/11/2025 19:47

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Bashkinë e Tiranës nuk mund të ishte ndryshe, në vlerësimin e akademikut Artan Fuga, veçse në respektim të ligjit. “Po të kishte një vendim tjetër Gjykata Kushtetuese do të ndëshkonte vetveten përpara opinionit publik e para ndonjë gjykate të huaj ku çështja mund të shkonte”. Pa mbaruar gjykimi ndaj Erion Veliajt në bashkinë e Tiranës nuk do të ketë zgjedhje, e ky proces do të marr kohë deri në mbarimin e mandatit të plotë 4 vjeçar sipas profesorit Fuga, i cili zbërthen kontradiktën mes kryebashkiakut e kryetarit të PS dhe mekanizmin ndërmjetës. “Fati politik i Veliajt do të varet nga procesi gjyqësor për fajësinë apo pafajësinë e tij. Deri në atë kohë çështja do të mbetet pezull. Tirana do të jetë një arenë ku do të ketë ndikime të ndryshme, nga të dyja palët, por di që strumbullari i vetëm që do mbetet për të zgjidhur këtë konflikt do të jenë këshilltarët bashkiakë socialist”. Fuga mendon se të nxituar për zgjedhjet e pjesshme në kryeqytet u treguan jo vetëm organet institucionale, por edhe ato politike. “Në vorbullën e nxitimit ranë të gjithë institucionet të cilat u përfshinë, edhe grupi parlamentar socialist që ska kompetenca aty, por mund të shpreh mendimi por askush nuk foli. Edhe presidenca me juristët. Por dua të them se edhe opozitarët që duan të bëjnë opozitë duke shkelur Kushtetutën”. Bashkimin e votave të demokratëve me socialistët për shkarkimin e Veliajt, e cilëson një gabim të rëndë të PD, që zgjodhi si strategji të përdorej nga PS për të arritur qëllimin në procedurë jo të rregullt ligjore. “Në hapin e parë opozita deklaroi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte një goditje kundër Ramës dhe Begajt, jo,ndaj atyre po, por ishte edhe ndaj opozitës. Këtë gjë nuk tha opozita. Këtu ka gabim, nuk bën autokritikë, fajin gjithmonë ua hedh të tjerëve”. Porositë e kryeministrit Edi Rama me deputetët e Tiranës që të jenë gati për zgjedhje në çdo kohë, Artan Fuga i sheh më shumë se në përputhje me situatën reale, si një mobilizim të strukturave për të punuar përtej një emri.

Top News – ‘Nderuat 22 Marsin’. Berisha falenderon protestuesit, një mesazh për Ramën
22/03 21:53
Top Channel/Rama “blindon” Tiranën, ministrat dhe deputetët që do mbulojnë 14 njësitë e kryeqytetit
22/03 19:53
Top Channel/ Berisha mbërrin sportiv në selinë blu, qytetarët me bluza të stampuara me foton e tij
22/03 18:18
Top Channel/ “Nuk tentoj më të të puth”, Mateo flet me Brikenën, banorja: Nuk jam 100% e sigurt
22/03 18:06
Top News – Balluku mbetet te Kombinati. Pas qarqeve, PS ndan drejtuesit e njësive në Tiranë
22/03 17:38
Top News – Berisha uron Sullan Novruzin: Gëzuar dhe…dilni në protestë
22/03 16:51
Top News- Rama kusht kryebashkiakëve për rikandidimin, ndan detyrat për deputetët
21/03 16:50
Top News- Rama ‘rithemelon’ Rilindjen, ndryshon drejtuesit e qarqeve/ Vendos emra të rinj
21/03 16:45
Top Channel/ Berisha: Taksat e naftës përgjysmë! Kreu i PD: Protestën e opozitës…
21/03 15:12
Top Channel/ Rama ndryshime në qarqe!Balluku drejtuese politike në Fier, Balla-Manastirliu në Tiranë
21/03 15:12
Top Channel/ PS ndryshon drejtuesit e qarqeve! Balla në Tiranë, Karakaçi në Shkodër, Balluku në Fier
21/03 15:10
Top Channel/ Rama: Ulim akcizën e naftës. Nëse çmimi i karburanteve shkon mbi…
21/03 15:04
Top Channel/ Rama mbledh Asamblenë e PS-së: S’ka mërgatë qyqesh në Berlin e Bruksel që na ndal
21/03 14:26
Top News- Përfundon mbledhja e asamblesë së PS, sekretari i përgjithshëm Blendi Klosi ndan detajet
21/03 14:25
Top News – Rama: Mesazh kryebashkiakëve: S’ka rikandidim pa paketën e maleve
21/03 14:19
Top News- PD mobilizon strukturat për protestën: Rezistenca nuk ndalet deri në largimin e Ramës
21/03 14:16
Top News- “2 shoqe e 2 shokë”, Klosi ndan detyrat për socialistët, PS ndez motorët për vendoret
21/03 13:13
Top News- PS kthen emigracionin në avantazh, Klosi: Mbi 60% e Diasporës na mbështet
21/03 13:12
Top News- Klosi: Në 80% të territorit jemi forcë fitues, fitore e rrënjosur
21/03 13:12
Top News- Kush është ‘rezervuari’ i votës në PS, Klosi tregon qarqet ku PS është më e fortë
21/03 13:12
DIGITALB DIGITALB