Bashkimi Europian i ka dhënë dritën jeshile rrugës drejt çeljes së grup kapitujve 5 të Shqipërisë. Lajmin e mirë e ka dhënë kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, ku shprehet se Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Vendeve Anëtare të Bashkimit Europian autorizoi Presidencën Daneze të ftojë Shqipërinë për të paraqitur Pozicionin e saj Negociues për negociatat lidhur me kapitujt që përbëjnë Grupkapitullin 5 “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”.