Presidenti i Federatës Botërore të Qitjes, Luciano Rossi ishte në Tiranë për një vizitë pune, për herë të parë që kur është zgjedhur në këtë post. Në takimin e tij në Komunitetit Olimpik, i shoqëruar nga presidenti federatës shqiptare të qitjes Stefan Rrufa ai foli në parim për zhvillimin e këtij sporti tradite të vendit tonë me presidentin e KOKSH, Fidel Ylli dhe zëvendës ministrin e sportit Endri Hoxha.