Një 21-vjeçar shqiptar, banues në provincën e Bergamos, është arrestuar nga policia italiane në Bari pasi u kap me rreth 6 kilogramë kokainë të fshehur në automjetin e tij. Mjeti u ndalua gjatë kontrollit rutinë në pikën e pagesës Bari Nord të autostradës A14. Gjatë verifikimeve, me ndihmën e qenit antidrogë, efektivët zbuluan një levë të fshehtë nën sediljen e pasme, i cili hapej përmes një mekanizmi elektronik të maskuar me kujdes. Brenda hapësirës sekrete, karabinierët gjetën gati 6 kilogramë kokainë të ndarë në pako, si edhe 18.100 euro në para të gatshme, të prerjeve të ndryshme. I riu u shoqërua në komisariat për verifikime të mëtejshme dhe më pas u arrestua, duke u dërguar në burgun e Barit.