Prej muajsh, dhjetra banesa në fshatin Synej të Kavajës kanë rënë pre e hajdutëve, duke rritur pasigurinë mes banorëve të cilët kërkojnë të armatosen për të mbrojtur pronën dhe jetën e tyre. Ata po mendojnë dhe të organizohen në grupe për të patrulluar nëpër fshat gjatë orëve të natës, nëse agjencitë ligjzbatuese nuk do të jenë krah tyre.