Top Channel/ Fshati që do ujë dhe drita! Në Mal të Martaneshit, banorët: Na ndihmoni
06/04/2026 12:27
Në zemër të zonës së Martaneshit, në Bashkinë Bulqizë, ndodhet fshati Val, një vend me traditë dhe potencial të madh për zhvillim. Për shumë vite, ky fshat u përball me një realitet të vështirë, mungesën e energjisë elektrike për rreth dy dekada.