Becka është një fshat i vogël rrëzë Tomorrit i cili u krijua rreth 300 vite më parë, sipas gojëdhënave, vetëm me tre familje. Sot në këtë fshat kanë mbëtur sërish tre familje. Pavarësisht bukurive natyrore, largësia, mungesa e shërbimeve dhe vështirësitë për përballimin e jetesës kanë bërë që sërisht njerëzit të largohen.