Labinoti Mal njihet në të gjithë vendin si një nga prodhuesit më të mëdhenj të gështjenjave. Fshati malor i Elbasanit e ka përqëndrur të gjithë aktivitetin e tij pikërisht në këtë drejtim duke prodhuar mbi 300 tonë gështenja çdo vit, shumica e të cilave eksportohet drejt Italisë. Por së fundmi fermerët po përballen me mungesën e punëtorëve teksa të rinjtë janë larguar.