Është kryer sot fronëzimi i Mitropolitit të ri të Beratit, Vlorës dhe Kaninës. Imzot Asti mori fronin më ceremoninë e organizuar në Katedralen "Shën Dhimitri" në Mitropolinë e Beratit, ku të pranishëm ishin përfaqësues të komunuteteve fetare, klerikët e lartë të Kishës Ortodokse, përfaqësues të pushtetit vendor, deputetë dhe besimtarë të shumtë ortodoks.