Qenët e braktisur po pushtojnë rrugët e qytetit të Fierit, duke u kthyer në një rrezik serioz për qytetarët. Banorët shprehen të frikësuar dhe të pasigurt, pasi kohët e fundit tufa qensh që lëvizin nëpër të gjithë qytetin kanë sulmuar disa persona, duke u shkaktuar dëmtime fizike.