Të nxitur duket edhe nga lufta e Ukrainës, shumë shtete të Europës po diskutojnë rikthimin e shërbimit ushtarak, i cili u hoq masivisht në kontinentin e vjetër pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Në vazhdën e rënies së Murit të Berlinit, detyrimi i përgjithshëm për shërbim ushtarak dukej se ishte një model i vjetëruar.