Zjarret e fuqishme kanë përfshirë për të dytën ditë radhazi rajonin e Greqisë Perëndimore, me Patrën në qendër të alarmit. Ekipet e zjarrfikësve po luftojnë për të ndalur përhapjen e flakëve në periferi të qytetit, ndërsa erërat e forta e bëjnë situatën gjithnjë e më të vështirë. Një front i ri është aktivizuar në Mavrovouni dhe Skydra, në prefekturën Pella, ndërsa Komuna e Ziros në Prevezë ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme.