Presidenti francez Emmanuel Macron takohet sot me kryebashkiakët e qyteteve të cilat kanë qenë dëshmitarë të trazirave që kanë pushtuar disa pjesë të vendit pas vrasjes së 17-vjeçarit Nahel M. nga një efektiv policie. Në përpjekje për të fashitur protestat e dhunshme që kanë përfshirë qytetet kryesore të Francës për pesë netë rresht, Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin njoftoi se 45,000 oficerë policie dhe xhandarë do të dislohen në mbarë vendin.