Një zjarr i madh përfshiu kampet e pushimeve në Francë, pranë kufirit me Spanjën, duke detyruar më shumë se 3000 persona të evakuohen me shpejtësi. Zjarrfikësit morën situatën nën kontroll, por ende rreziku vijon i lartë, ndërsa i gjithë vendi është shkrumbuar totalisht. Rreth 450 zjarrfikës të mbështetur nga avionët e mbikëqyrjes po luftojnë ende me flakët në zonën më të goditur.