Ish gjeneralë dhe personel ushtarak në Francë kanë paralajmëruar përmes një letre Presidentin Emmanuel Macron se duhet vepruar kundër rreziqeve të urrejtjes nga tensionet sociale dhe ekstremizmi fetar, në të kundërt, vendi mund të përballet në të ardhmen me një situatë të ngjashme me luftën civile. Letra e hapur ishte iniciativë e oficerit në pension të xhandarmërisë Jean-Pierre Fabre-Bernadac.