Top Channel/Franca “i shtrin dorën”Gjermanisë:Nga tetori, 100 Gigawatt orë në ditë energji nga gazi!
17/09/2022 12:13

Franca po përgatitet të miratojë një projekt që parashikon eksportin e nje sasie gazi te barabartw me 100 Gigavat orë energji në ditë drejt Gjermanisë duke nisur nga 10 tetori. Komisioni Rregullator francez i Energjisë nisi fazën e konsultimit publik të projektit, hapi i fundit ky përpara aprovimit të mundshëm të tij. Pas njoftimit të presidentit francez Emmanuel Macron se dy vendet kishin rënë dakord për një marrëveshje solidaritetit të gazit, operatori francez i sistemit të gazit GRTGaz njoftoi se testet e kryera në ndërlidhësin e gazit që lidh zonat kufitare të Obergailbach dhe Medelsh kanë qenë të suksesshme. Kjo i dha mundësinë komisionit rregullator të energjisë CRE, të niste fazën e konsultimit publik e cila do të zgjasë deri më 27 shtator për të konfirmuar kostot për ofruesit dhe konsumatorët. Që Franca të fillojë dërgimin e gazit në Gjermani, CRE duhet megjithatë ende të presë që Këshilli i lartë Francez i Energjisë të japë mendimin e tij për kostot, në mënyrë që nisma të ketë dritë jeshile. Nëse miratohet, projekti do t'i lejojë GRTGaz-it shitjen e një sasie gazi që siguron energji të barazvlefshme me atë që mund të prodhojnë katër reaktorë bërthamorë në ditë. Gjermania ka nevojë të madhe për gaz që kur importet nga gazsjellësi Nord Stream 1 – i cili përbënte mbi një të katërtën e konsumit të gazit në vend – u pezulluan më 1 shtator. Konsiderohet se projekti franko-gjerman mund të mbyllë hendekun e shkaktuar nga pezullimi i Nord Stream 1 dhe të ndihmojë Gjermaninë të përmbushë nevojat e saj për energji.

Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52