Top Channel/ Franca e Spanja në krah të Zelenskyt, reagon edhe Moska e kënaqur
28/02/2025 23:16

Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, reagoi në rrjetet socialet vetëm pak momente pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë në takimin e tensionuar me homologun amerikan Donald Trump. Ai falënderoi katër herë Amerikën për mbështetjen dhe ka thënë se po punohet për të gjetur paqe të drejtë që t’i jepet fund luftës. “Faleminderit Amerikë, faleminderit për mbështetjen tuaj, faleminderit për këtë vizitë. Faleminderit presidenti Trump, Kongresi dhe populli amerikan. Ukraina ka nevojë për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, dhe ne po punojmë pikërisht për këtë”, ka shkruar ai në X. Ndërkohë që Shtëpia e Bardhë konfirmoi se Zelensky u përzu nga zyra Ovale. Lajmi u konfirmua nga një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë që nuk ka qenë i autorizuar të flasë publikisht, sipas agjencisë prestigjioze të lajmeve “Associated Press”. Përplasja mes tyre shkaktoi një sërë reagimesh. I pari që reagoi ishte Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili përkrahu presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenksy, pas përplasjes me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,. “Rusia është agresori, dhe Ukraina është populli i sulmuar... mendoj se ishim në rregull kur ndihmuam Ukrainën dhe sanksionuam Rusinë tre vjet më parë, dhe të vazhdojmë ta bëjmë atë... ne duhet... të respektojmë ata që kanë luftuar që nga fillimi”, ka thënë Macroni gjatë një vizite në Portugali. Zelenskyt në përkrahje i ka dalë edhe kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez. "Ukrainë, Spanja është me ju", ka shkruar ai. Edhe Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, i është përgjigjur skenave në Zyrën Ovale. “I dashur Zelensky, të dashur miq ukrainas, ju nuk jeni vetëm”, ka shkruar Tusk në rrjetet sociale. Për ngjarjen reagoi edhe Kirill Dmitriev, këshilltari i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Në një postim në rrjetin social “X” ai ka shkruar shkurt se kjo është “historike”, duke ju referuar një postimi që paraqiste përplasjen në mes presidentëve.

Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00
Top News – Hungaria ndal gazin drejt Ukrainës / Orban hakmerret: Deri sa të rinisë rrjedha e naftës
25/03 14:39