Kompanitë elektrike të Francës e Anglisë nisin së shpejti vendosjen e kabllove të voltazhit të lartë elektrik në tunelit hekurudhor Eurostar, për këmbimin e energjisë. “Kjo do të aftësojë këmbimin dhe shpërndarjen më të mirë të energjisë mes Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar”, tha kreu i grupit francez Getlink. "Projekti përfshin instalimin e dy kabllove, një për secilin kalim të energjisë dhe të dy stacioneve të konvertimit në dy anët e tunelit”, shtoi ai. Iann Leriche tha më tej se energjia elektrike është e vështirë për t’u depozituar por jo e pamundur, diçka kjo që është më e rëndësishme për prodhuesin. "Është e rëndësishme të kuptojmë se nuk po shesim apo po blejmë energji por po shesim vetëm këtë mundësi kapaciteti, në afate kohore të ndryshme”. “Kjo do të rrisë xhiron vjetore të kompanisë me 10% por sigurisht është e lidhur me tregun dhe çmimin e energjisë në anën franceze dhe atë angleze”, shtoi eksperti.