Franca e Gjermania i kërkuan Kosovës dhe Serbisë të mbajnë zgjedhje të reja në komunat e veriut, aty ku prej disa ditësh janë rritur tensionet. Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz bënë kërkesën, duke shtuar se palët do të konsultohen sërish. Pamjet: AFP