Top Channel/ Franca dhe Danimarka: si po e rrezikojnë këto dy vende botën!
18/12/2021 11:53

Dy vendet me rrezikun më të lartë të përhapjes së koronavirusit, për Gjermaninë janë Franca dhe Danimarka. Sipas një njoftimi të agjencisë së shëndetit publik, qytetarët e pavaksinuar të këtyre dy shteteve do të futen në karantinë kur të shkelin në tokën gjermane. Kjo masë do të hyjë në fuqi nga e diela dhe do të zbatohet edhe për udhëtarët nga Norvegjia, Libani dhe Andora. Ditë më parë, kancelari gjerman, Olaf Scholz, bëri thirrje për fleksibilitet në marrjen e masave kundër COVID-19. Rreth 68.7% e popullsisë është krejtësisht e vaksinuar në Gjermani, më pak se minimumi prej 75% që qeveria dëshironte të arrinte. Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach shprehet i shqetësuar për rrjedhën e pandemisë në vend. Lidhur me variantin e ri të koronavirusit Omikron, politikani socialdemokrat tha se pret një "valë të pestë masive të sëmundjes". "Kjo do të thotë se duhet të përgatitemi këtu me të vërtetë për një sfidë, që nuk e kemi pasur ende në këtë formë," u shpreh ai gjatë një vizite te qeveria e landit federal të Saksonisë së Ulët. Përhapja e këtij varianti të virusit në Gjermani nuk mund të shmanget më, tha Lauterbach-u duke theksuar se "jemi në një moment kyç të pandemisë”.

Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52