400 vdekje të lidhura me të nxehtin vetëm gjatë muajit gusht regjistruan autoritetet franceze, një shifër rekord kjo sipas Autoritetit të shëndetit publik të vendit. Në raportin e publikuar në Paris theksohet se më të prekurit kanë qenë personat mbi moshën 75-vjeçare.