Amfiteatri Antik i Durrësit u kthye mbrëmjen e kaluar në një skenë të artit fotografik dhe muzikës me aktivitetin mbyllës të ekspozitës “Glance off It - Sguardo Laterale” të fotografit italian Fabrizio Loiacono. Gjatë muajit shtator, fotografi ekspozoi në Hamamin Mesjetar 16 fotografi abstrakte, që shpalosin bukurinë e objekteve të zakonshme përmes një këndvështrimi të ri, ndryshe.