Sihana është bebja e parë që ka ardhur në jetë për vitin e ri 2024, vetëm një minutë pas mesnate. Vogëlushja ka ardhur në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” dhe ndodhet në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Në maternitetin “Koço Gliozheni”, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, i dha çekun e bebes për Sihanën.