Autoriteti i Mediave Audiovizive ka pritur dhe organizuar Forumin e 12-të të Rrjetit të Rregullatorëve të vendeve të Detit të Zi, BRAF. Të zhvilluar në një periudhë 2 ditore, përfaqësues nga 9 vende anëtare të BRAF diskutuan një nga problematikat kryesore që paraqet në këto kohë zhvillimi teknologjik, “Gjuha e Urrejtjes në transmetimet audiovizive dhe platformat online”.