Rruga e Kombit po përballet me një fluks të lartë automjetesh, kryesisht nga Kosova, teksa mijëra qytetarë po udhëtojnë drejt bregdetit shqiptar. Në pikën e pagesës në Kalimash janë krijuar radhë të gjata, sidomos gjatë orëve të pikut. Për të përballuar fluksin, autoritetet kanë marrë masa si shtimi i patrullave të policisë rrugore dhe hapja e sporteleve shtesë nga firma koncesionare. Këto ndërhyrje kanë ndihmuar në menaxhimin e qarkullimit.