Në Portin e Vlorës 800 persona mbërritën mëngjesin e së martës me të dy tragetet e linjës me Italinë. Prej kater ditësh në këtë port ka fluks për shkak të festave. Autoritet portuale thonë se rreth 3 mijë pasagjerë kanë mbërritur deri tani. Sipas shefit të përpunimit të trageteve në port, Festim Skendaj, fluksi pritet të vijojë edhe në ditët e ardhshme referuar edhe prenotimeve.