Taulant Balla, kryetar i Grupit Parlamentar i PS, nga salla e Kuvendit ka ironizuar opozitën dhe kandidatin e pavarur Florian Binaj, i cili garon për bashkinë e Tiranës, i mbështetur nga spektri opozitar. Balla iu drejtua demokratit Belind Këlliçi duke i thënë se përse nuk pranon kandidati Binaj të dalë në publik me kreun e PD ose me përfaqësues të tjerë të opozitës.