Shqipëria dhe Anglia po përgatiten për firmosjen në Shtator të marrëveshjes së dakordësuar mes dy qeverive për transferimin e të burgosurve shqiptarë për të vijuar vuajtjen e dënimit në burgjet shqiptare. Në kushtet e anonimatit, një gardian i cili shërben në burgjet angleze, përmes një interviste telefonike, tregoi për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu se si është pritur kjo marrëveshje nga të burgosurit shqiptarë atje.