Lucrezia Esposito, një arbëreshe që e viziton për herë të parë Shqipërinë, vendin e rrënjëve të saj, mban veshur një kostum tradicional të traditës arbereshe, të cilin na e shpjegon me detaje. Një tjetër arbereshe nga qarku i Kalabrisë, na rrëfen që vendi në të cilin ajo jeton është shumë i vogël dhe gjuha arbëreshe është e ruajtur me fanatizëm njëlloj si kostumet, traditat, këngët dhe ajo na siguron që këtë gjë do t’jua lerë trashëgim edhe fëmijëve të saj.