Flamurtari në basketboll për femra regjistron një fitore të rëndësishme duke mposhtur Partizanin 95-75. Ekipi vlonjat nuk njeh rezultat tjetër veç fitores duke vijuar të kryesojë në renditje. Një përballje mes dy vendeve të para në renditje, ndërsa takimi ka dhuruar emocione në pallatin e sportit në Vlorë, me ekipin vlonjat që tregon sërish se kërkon edhe këtë sezon titullin kampion por edhe trofetë e tjerë.