Flamurtari në basketboll për femra vijon të kryesoje përveç kampionatit edhe ne ligen unike, një kompeticion ku marrin pjese 6 skuadra, tre nga Shqipëria dhe tre nga Kosova. Në takimin e luajtur në Vlorë, ekipi i Flamurtarit ka fituar edhe ndaj Tiranës në shifrat 71-58. Një takim i kryesuar nga fillimi deri në fund. Pjesa e parë është mbyllur në shifrat 44-36, ndërsa edhe pas pushimit Flamurtari ka administruar ndeshjen dhe ka fituar pa problem me kryeqytetaset.