Flamurtari dhe Barcelona rikthim në fushë. Mes nostalgjisë dhe emocioneve duke kujtuar ndeshjet e viteve 80-te mes të dyja ekipeve. Një përballje që edhe në qytet është pritur me emocion por edhe në shkallet e stadiumit Flamurtari deri edhe tek fëmijët që thjesht e njohin tashmë si histori. Vasil Ruci, Kreshnik Cipi, Latif Gjondeda, Roland Iljadhi, Eqerem Memushi kanë përcjellë emocionet e tyre në atë që e kanë cilësuar një ndeshje historike dhe emocion i veçantë.